Firma KORKUTI

Shėnime tė ndryshme

Home
Firma "Korkuti"
Autobiografi
Tregimi i Nenes
Nėnė Hamua
Fotografi te librit
Pema e familjes
Fotografi 60 vjetori
Fjalė tė rralla
Emra tė veēantė qė pėrdoren nė Fterrė
Bejti i Isuf Avrecit
Shėnime tė ndryshme

lule740.jpg

sulohizmo.jpg
Sulo dhe Hanko Hizmo

SHĖNIME TĖ NDRYSHME, BISEDA, KUJTIME

NGA SULO HIZMO

Ne vitin 1977, mbas 10 vjetėsh shėrbimi si oficer nė Cėrrik,u transferova nė Vlore. Xha Sulua me nėnė Hankon, nė pleqėri tė thellė, kishin ardhur e rrinin tek i biri  i tyre, djali i vogėl Islami dhe pranė vajzės sė madhe, Inxhisė. Hankua ishe kushėrira e parė e babait, ndėrsa xha Sulua kushėri e vėlla me tė gjithė. Modeli i njeriut tė ndershėm e tė drejtė, njeri qė nuk dinte kurrė tė bėnte keq, bile as kafshėve. Tregojnė se kur i dilte pėrpara gjarpri nuk e vriste, por e merrte me shkop dhe e largonte tutje duke i thėne : Ik nė punėn tėnde.

Duke qenė afėr me tį, sa herė qė kisha kohė tė lirė shkoja e rrija duke bėrė muhabet e duke “blerė” nga ai. E njihja, dhe kisha dėgjuar mė parė pėr té, por ai ishte shumė mė tepėr. Kishte njė kulturė tė pėrgjithshme  me tepėr sa nga sa e njihja. Kishte mėsuar shkrim e kėndim nga vjehrri i tij, dajko Fetani, por edhe autodidakt. Kishte njė memorie tė jashtėzakonshme. Mbante mend pėrmendesh vjershat e famshme tė Isuf Avrecit, bejtet e Xheladin Shkurtit e tė gjithė fshatarėve, nė tė cilat gjeje historinė e fshatit e tė Shqipėrisė. Vjershėn e Isufit qė ėshtė disa dhjetėra strofka e disa tė tjera ja mora, ai duke i treguar pėrmendėsh e unė duke i shkruar. Kėtė vjershė tė cilėn e kam botuar nė disa numra tė gazetės “Fterra jonė”, nė numrat e parė nė vitin 1997 e mėsova dhe vetė pothuaj pėrmendėsh aq shumė mė pėlqeu. Ndoshta nga ana artistike nuk qėndrojnė shumė lart, por nga pėrmbajtja dhe mėnyra se si i trajton problemet, tė habisin.

Disa ditė para se tė ndėrronte jetė, mė thotė : “Dėgjo more djalė, se tė kam vėrtet si djalė. Kam njė libėr qė e ruaj prej kohėsh dhe dua qė ta lė nė njė dorė tė sigurt. Tek ty kam besim se mė ke hyrė nė zemėr”. Siē ishte shtrirė, mbi krevat, lėvizi pak anash dhe futi dorėn poshtė dyshekut dhe nxori prej andej njė libėr rreth 50-60 faqesh, me njė kapak kartoni tė zhubravitur ku lexohej “Gjeografia e klasės sė shtatė”. Libri ishte mbėshtjellė me kėtė kapak, pėr tė mos rėnė nė sy, sepse nė atė kohė lufta kundėr fesė ishte e madhe dhe po tė tė gjenin njė libėr tė tillė kushedi se ku vinte puna. Libri ishte botim i vitit 1923 dhe me njė gjuhe tė ashpėr gegėrishte. E lexova, rilexova dhe pothuaj e mėsova pėrmendėsh. Libri ishte i pėrgjithshėm, nga tė gjitha fushat e jetės i ndarė me kapituj. Pėr familjen, pėr shoqėrinė, pėr qeverinė, por ajo qė mė bėri mė shumė pėrshtypje ishte ajo “Pėr ca gjėra shėndetėsie”. Ishte pėrgjithėsim i pėrvojės  njerėzore. Kėshillat jepeshin nė emėr tė fesė dhe kishin vlerė jo vetėm pėr atė kohė por dhe pėr sot. Po pėrpiqem tė kujtoj disa prej tyre si dhe ndonjė shpjegim timin.

 

v      Ujin mos e pini asnjėherė me rrėmbim, por pak e nga pak se tė dėmton mėlēinė. Etja nuk shuhet nė stomak por nė grykė.” E kini vėnė ré pėr shembull qė tė sėmurėve rėndė u lagin buzėn ose i shuajnė etjen me njė pikė ujė. Ose kur kemi vapė, pimė njė e dy gota me ujė tė ftohtė, stomaku mbushet, fillon djersitja dhe etja nuk shuhet. Edhe mė tutje, pini njė shishe birrė me gota tė vogla rakie dhe keni pėr tė parė se do tė kėnaqeni sikur keni pirė 2-3 shishe. Pra gjėndrat e etjes janė nė grykė.

 

v      Mjalti i tretur me ujė shiu- tė gjitha sėmundjet i lehtėson. Mjalti ėshtė  antibiotiku mė i mirė natyral. Uji i shiut ėshtė uji i distiluar, i pastėr pa kripėra qė pėr atė kohė e ato kushte vetėm nė atė mėnyrė pėrvetėsohet.

 

v      Pėr gratė qė nuk lindin fėmijė. Kur u ankuan tek Pengameri i porositi qė tė hanė tė bardhė veze dhe mjaltė tė tretur me ujė shiu. E bardha e vezės ėshtė albuminė e pastėr. Jeta – thotė Engelsi - ėshtė bashkim i trupave albumine. Pra njė arsye pėr mungesėn e lindjes ėshtė albumina.

 

v      Lėngu i rrushit, gojėn ta ėmbėlson, gėlbazen ta largon gjakun ta pastron. Dhe shkenca rekomandon lėngun e rrushit si njė nga ushqimet qė ndikojnė me shumė pėr arteriosklerozėn (pastrimin e sklerozės).

 

v      Qumėshti i lopės ėshtė mė i mirė pėr pleqtė dhe fėmijėt. Si duket ka tė bėjė me pėrqindjen e yndyrave.

 

v      Kungulli tė forcon mendjen, pra hajeni.

 

v      Mbas ēdo ngrėnie duhet tė lani gojėn duke i fėrkuar dhembet me gisht, ose me “Misvaq”. Kohėt e fundit-shkruan libri-nė Evropė ka dalė njė mjet, furēė, pėr pastrimin e dhėmbėve, por ajo i dėmton dhėmbėt, prandaj misvaqi ėshtė mė i mirė. Por ē’ėshtė misvaqi?. Misvaqi ėshtė njė degė e njomė, kėrcell, i drurit tė hurmės nė trashėsinė e gishtit tė vogėl tė dorės, i cili futet nė gojė dhe i pėrtypet lėkura, pastaj goja shpėlahet me ujė. Kjo bėn dizinfenktimin e gojės  por dhe shkėlqimin e  zmaltit. Unė e kam provuar. Ėshtė pak i hidhur nė fillim pastaj sikur tė pėlqen aroma.

 

 

v      Enėt i mbani gjithmonė mbuluar, se nė to hyn shejtani. Dhe vėrtet ku ka shejtan mė tė madh se mikrobi. Po hajde ti shpjegoje nė atė kohė njerėzve se ē’janė mikrobet.

 

v      Dhe kur urinoni, mbajeni kokėn anash ose mė mirė urinoni ulur, nė mėnyrė qė asnjė pikė urinimi tė mos prek trupin.

 

 

v      Para se tė bini pėr tė fjetur, mbulojeni zjarrin me hķ, se shejtani mund ta ngacmojė.

Mbasi flet pėr shumė gjėra nga mė tė ndryshmet, nė fund thotė : “Pėr tė gjitha sa thamė mė lart, duhen me karar”

 

Adresa : Rruga Gjike Kurtiqi, pallati Melrose 1
Tel: +355 4 251984 Cel: 068 2023483
Tirana, ALBANIA

" Firma KORKUTI "