Make your own free website on Tripod.com

Firma KORKUTI

Autobiografi

Home
Firma "Korkuti"
Autobiografi
Tregimi i Nenes
Nėnė Hamua
Fotografi te librit
Pema e familjes
Fotografi 60 vjetori
Fjalė tė rralla
Emra tė veēantė qė pėrdoren nė Fterrė
Bejti i Isuf Avrecit
Shėnime tė ndryshme

00001-flip.jpg

Autobiografi e shkurtėr

Nė dokumentet zyrtare figuroj i lindur nė 5.03.1945. Dita dhe muaji ėshtė i saktė ndėrsa viti jo. Mbaj mend shumė mirė si nga Nėna dhe Teze Zonja dhe Bejeja qė tė tria motrat kishin lindur djem brenda 3-4 muajve (Durim Zhupa dhe Fadil Bezhani). Meqenėse ata i kishin mė tė sakta dokumentet del qė edhe unė te jem i datėlindjes 1947. Shkollėn fillore e bėra nė Fterrė, klasėn e pestė e fillova pėr disa muaj nė Ēorraj, pastaj nė Vlorė tek Rakipi nė Shkollėn Nr.1. Klasėn e 6 dhe tė 7 nė shtėpinė e fėmijės Vlorė me gjysmė burse i ndihmuar dhe nga Safet Kofina qė ishte drejtor. Nga viti 1961 – 1965 mbarova Shkollėn Ushtarake Skėnderbej nė Tiranė dhe nė vitin 1967 Shkollėn e Bashkuar tė Oficerėve nė degėn e radiolokacionit. Nga viti 1967 – 1977 punova si specialist nė profilin tim nė Cėrrik, njėkohėsisht mbarova dhe shkollėn e mesme nė degėn elektrike dhe tė radios (natėn), fillova vitin e parė tė degės matematikė-fizikė (pa shkėputje nga puna), por pėr mungesė studentėsh u mbyll nė vitin e dytė. Gjatė kėsaj periudhe kam bėrė specializim tė ngushtė (3 vjet) me kinezėt ku arrita tė komunikoj me ta nė tė folur. Kjo mė ndihmoi shumė qė kur fillova tregtinė tė lidhem dhe tė punoj me njė kinez. Nė Cėrrik mora shtėpi, erdhi dhe Nėna nga fshati (mbasi u shit shtėpia nė Fterrė). Nė 13.12.1970 bėra ceremoninė e martesės nė Vlorė, me Nazmien. Mė 24.01.1972 lindi Eva dhe mė 20.05.1977 nė kohėn qė unė isha transferuar nė Vlorė lindi Romiri. Nė Vlorė punova fillimisht nė profilin tim dhe nga viti 1986- 1992 nė detyrėn e shefit tė kuadrit tė Divizionit tė Vlorės, gjatė kėsaj kohe mbarova Shkollėn e Lartė tė Partisė si dhe provimet pasuniversitare. Mė 16.09.1982 lindi Nareda nė Vlorė. Me ndryshimet politike qė ndodhėn u lirova nga ushtria mbas 25 vjetėsh si oficer, nė vitin 1992 dhe fillova tė merrem me aktivitet privat (tregti tė materialeve elektrike) tė cilėn e vazhdoj dhe sot. Me ndryshimet qė ndodhėn munda te vizitoj Greqinė, Turqinė, Bullgarinė, Italinė, Kosovėn, Malin e Zi deri Montekarlon. Nė Janar 1998 u shpėrngulėm nė Tiranė ku vazhdojmė edhe sot.

lule65.jpg

lule18.jpg

Enter content here

Adresa : Rruga Gjike Kurtiqi, pallati Melrose 1
Tel: +355 4 251984 Cel: 068 2023483
Tirana, ALBANIA

" Firma KORKUTI "